Hoti kritikon qeverinë Kurti: Nuk ua kemi borxh të na kthejnë prapa, me shamitë po na kthen tek Lufta e Dytë Botërore

Aktuale

Hoti kritikon qeverinë Kurti: Nuk ua kemi borxh të na kthejnë prapa, me shamitë po na kthen tek Lufta e Dytë Botërore

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 09:53
Avdullah Hoti/ Albin Kurti

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ai shkruan se është e papërgjegjshmë të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë dhe se nuk ua kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.

Postimi i plotë:

Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.

Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat