Në takimin që është duke u mbajtur në Bruksel midis Kurtit dhe Vuçiq-it, Bashkimi Europian e ka prezantuar Kurtin si lider të opozitës dhe jo si kryeministër.
“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.
Kujtojmë se ky takim po mbahen në Bruksel pas një periudhe të tensioneve dhe destabilitetit në veriun e Kosovës ku grupet serbe në veri kishin bllokuar rrugët si shenjë kundërshtimi ndaj paralajmërimit për vendosjen e masave të reciprocitetit në dokumente të kalimit dhe në targa.