Vajza e Bajram Rexhepit përlot me fjalët: Hala plaga ime e freskët e pashëruar

Aktuale

Vajza e Bajram Rexhepit përlot me fjalët: Hala plaga ime e freskët e pashëruar

Nga: H.O. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:48
Vanesa Rexhepi

Vajza e Bajram Rexhepit, Vanesa Rexhepi ka kujtuar sot babain e saj që ndërroi jetë 5 vite më parë.

Ajo ka bërë një status shumë emocionues në Facebook duke kujtuar atë.

Postimi i plotë:

Sot u ben 5 vite prej ikjes t’babit ne amshin.

Hala gjithcka e fresket, hala plaga ime e fresket e e pasheruar sepse une qe 5 vite se kam ate qe e doja me se shumti. Vazhdoj t’a dua me shume se gjithcka ku askush sja ze vendin dot.

E shoh shpesh ne anderr. E di qe e ka marre malli shume per mua e aty njejte po cmallem edhe une…. Ohhhh osht kaaaaq i vertete ku sdu hiq me u zgju e me u nda prej tij, prej zonit e aromes se tij e ku menzi pres me e pa prap. Osht hala i njejti babi im.

Cdo vit’ shkruaj ashtu qysh ndihem, cdo vit’ me gjene ndryshe, e ky 5 vjetor me gjene tu i permbushe deshirat e babes, aty ku ai te jete i kenaqun, e ku ai sdo te shqetesohet me asnjehere per mua.

Ai ka qene gjithmone e vetmja arsyje, udheheqesi i rrugetimit tim e i tille do te jete deri ne fund.

Babi im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat