AAK: Liderët shtetëror po mbjellin frikë e pasiguri tek qytetarët

Aktuale

AAK: Liderët shtetëror po mbjellin frikë e pasiguri tek qytetarët

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:00
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare ka kritikuar ashpër liderët shtetëror për, siç thuhet në reagim, deklarata që mbjellin frikë e pasiguri tek qytetarët.

Në reagimin e AAK-së thuhet se temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik e për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë ne fjalorin e kryeministrit dhe të ministrave.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Liderët shtetëror e kanë për detyrë me punu për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës. Ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, sepse kjo nuk është ajo që kërkohet nga ta.

Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë.

Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të.

Sot Kosova ka ushtrinë falë punës dhe seriozitetit të kryeministrit Haradinaj.

Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetëror duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të anëkohen, jo të bëjnë përpjekje me shpërqëndru vëmendjen prej disa temave në disa tjera.
Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat