Jahjaga takon gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë në 31 vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës

Aktuale

Jahjaga takon gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë në 31 vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim gazetaret ukrainase të cilat janë strehuar përkohësisht në Kosovë.

Siç shkruan Jahjaga, ky takim u zhvillua në kuadër të 31 vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, përcjell Klankosova.tv.

”Ukraina nesër shënon 31 vjetorin e Pavarësisë së vendit, e për këtë përvjetor në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, znj. Flutura Kusari dhe z. Xhemajl Rexha, prita në takim gazetaret ukrainase të cilat përkohësisht po qëndrojnë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi bisedova me gazetaret për punën time si Presidentja e parë grua e Kosovës për sfidat dhe arritjet, e për punën që vazhdoj ta bëjë për fuqizimin e pozitës së gruas në Kosovë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi biseduam edhe për përvojat e tyre në Kosovë, si u mirëpritën e si po adaptohen. Tutje diskutuam edhe për punën që po bëjnë në kryerjen e punës si gazetare dhe sfidat që po i hasin në raportim.

Përfunduam takimin duke i uruar paqen dhe lirinë Ukrainës!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat