Krasniqi tregon ofertën që SHBA dhe BE duhet t’ia bëjnë Serbisë: Një veprim i atillë e rrezikon kokën e Vuçiqit!

Aktuale

Krasniqi tregon ofertën që SHBA dhe BE duhet t’ia bëjnë Serbisë: Një veprim i atillë e rrezikon kokën e Vuçiqit!

Nga: A.M Më: 23 gusht 2022 Në ora: 22:51
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka treguar ofertën që sipas tij BE dhe SHBA-të duhet t’ia bëjnë Serbisë, nëse dëshirojnë të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se Amerika dhe Bashkim Evropian mund ta bindin Beogradin ta pranojë marrëveshjen me Kosovën, përmes lirimit nga presioni për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Për Vuçiqin dhe Serbinë nuk ka brengë më të madhe se sa sanksionet ndaj Rusisë, sepse një veprim i atillë e rrezikon kokën e Vuçiqit. Por, a janë SHBA e BE të vendosura për këtë lloj pazari të ndyrë, me një qeveri të ndyrë, kjo mbetet të shihet. Rastin e kanë”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nëse SHBA dhe BE duan një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Serbisë e Kosovës e kanë një rast të mirë. Serbisë mund t’ia ofrojnë ofertën: pranojeni marrëveshjen, po u lirojmë nga presioni që t’i vendosni sanksione Rusisë. Për Vuçiqin dhe Serbinë nuk ka brengë më të madhe se sa sanksionet ndaj Rusisë, sepse një veprim i atillë e rrezikon kokën e Vuçiqit. Por, a janë SHBA e BE të vendosura për këtë lloj pazari të ndyrë, me një qeveri të ndyrë, kjo mbetet të shihet. Rastin e kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat