Kurti: Jam kryeministër që i lus gazetarët të më bëjnë pyetje, ta kuptojnë edhe kolegët serbë

Aktuale

Kurti: Jam kryeministër që i lus gazetarët të më bëjnë pyetje, ta kuptojnë edhe kolegët serbë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 14:55
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media tha se është një kryeministër demokratik që “i lut” gazetarët t’i bëjnë pyetje dhe se me të nuk ndodh e kundërta.

Ai pati edhe një porosi për gazetarët serbë.

“Kishte qenë mirë zonja gazetare që të bëni pyetje. Ka kryeministra që i ndalojnë gazetarët të bëjnë pyetje, ama kryeministër që e lusin gazetarët të bëjnë pyetje.

Prandaj, është mirë që kolegët serbë ta kuptojnë sa demokratik është vendi ynë. Kryeministri e lut gazetaren”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat