​Në KFOR mbahet ceremonia e paradës së medaljeve të kontingjentit shqiptar

Aktuale

​Në KFOR mbahet ceremonia e paradës së medaljeve të kontingjentit shqiptar

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 13:09
Ceremonia u kryesua nga komandanti i RC-W kolonel Ivano Marotta

Është mbajtur ceremonia e paradës së medaljeve dhe transferimi i autoritetit të kontingjentit shqiptar, në Kampin Villaggio Italia, Shtabi i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor.

Me këtë rast, komandanti i RC-W shprehu kënaqësinë e tij, që 30 ushtarët e kontingjentit të parë shqiptar po marrin pjesë në Zonën e përgjegjësisë së Kosovës Perëndimore, për punën e kryer dhe u uroi kthim të sigurt në familjet e tyre.

“Ceremonia e paradës së medaljeve dhe transferimi i autoritetit të kontingjentit shqiptar, në Kampin Villaggio Italia, Shtabi i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor. Komandanti i RC-W shprehu kënaqësinë e tij, që 30 ushtarët e kontingjentit të parë shqiptar po marrin pjesë në Zonën e përgjegjësisë së Kosovës Perëndimore, për punën e kryer dhe u uroi kthim të sigurt në familjet e tyre.

Ceremonia u kryesua nga komandanti i RC-W kolonel Ivano Marotta. E pranishme ishte edhe kolonel Razije Mehmeti, atasheu ushtarak kolonel Altin Kurti dhe zv.komandantja e RC-WWLTC Flora Dako e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat