Kryegrevisti Sefaj tregon pse po insistojnë në kërkesat e tyre

Aktuale

Kryegrevisti Sefaj tregon pse po insistojnë në kërkesat e tyre

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 14:03
Ali Sefaj

Ali Sefaj është zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ai njëherësh është përfaqësues i këshillit grevist në ministri, për grevën që ka filluar dhe që po mbahet tash e dy ditë.

Në një postim në facebook, Sefaj ka thënë se greva ka nisur është Ligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publikë.

Sipas tij, nëse kalojnë këto ligji, rëndohet statusi i shërbimit civil.

Postimi:

Pse greva tash

Arsyeja pse tash jemi në grevë është për faktin se qeveria ka planifikuar kalimin e Ligjit për Pagat dhe Ligjin për Zyrtaret Publik. Në hartimin e këtyre dy ligjeve nuk janë ftuar përfaqësuesit e sindikatave dhe as nuk janë marrë për bazë kërkesat e tyre.

Nëse qeveria i procedon këto dy ligje sipas drafteve qe kemi pranuar jo zyrtarisht, do rendohet edhe me shumë statusi, të drejtat dhe gjendja ekonomike e shërbimit civil.

Ne nuk e kemi zgjedhur këtë kohë, por qeveria me refuzimin e kërkesave për dialog social dhe tendencën për ti procedu këto dy ligje.

E ftojmë qeverinë të reflektoj, të distancohet nga gjuha kercnuese e sekretarëve dhe të filloj dialogun social!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat