“Kurti po ia bën jetën ferr Vuçiqit”, analisti i ashpër edhe me opozitën: Hapu o tokë e përbijë të tërë opozitarët e mjerë!

Aktuale

“Kurti po ia bën jetën ferr Vuçiqit”, analisti i ashpër edhe me opozitën: Hapu o tokë e përbijë të tërë opozitarët e mjerë!

Nga: A.ZH Më: 28 gusht 2022 Në ora: 00:51
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike shqiptar në Amerikë Binak Maxharraj, ka reaguar pas lajmit se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet.

Ai ka kritikuar ashpër opozitarët e Kosovës, duke thënë se ata nuk i “vyen asgjë as shtetit e as dreqit”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po ia bën “jetën ferr” presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Reagimi i Maxharrajt në Facebook:

Opozita heshtje varri?!

U arrit marrëveshja për targat dhe dokumentet. Albini e mundi Vuçiqin, tani qytetarët e Kosovës për herë të parë hyjnë në Serbi me letërnjoftim ku shkruan shkruan "Republika e Kosovës".

Hapu o tokë e përbije të tërën këtë opozitë të mjerë se nuk i vyen gjë as shtetit e as dreqit!

O more qyqarët e dreqit, ku jeni në cilën birë t'minit jeni strukë, as zëri s'po ju ndihet, na patet lodhë o Albini, o Albinin nuk lat gjë pa i thënë, veç nënën që s'ja keni sha.

A e kuptuat se Albini nuk është Thaçi, nuk është as Mustafa e Harajdinaj, kur Vuçiq luante ..., ai nuk shkon në takim me Vuçiqin me duar n’xhepa, por është është gur, është arrë e fortë që Vuçiq nuk mundi ta thyejë, është stuhi që as era e murlani s'mund e ndalë, se bën rrafsh çdo gjë që gjen përpara kur është në pyetje mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit te atdheut.

Ky, pra është Albini, i cili Vuçiqit ia bën jetën ferr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat