Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, nuk do të jeni në listën e ardhshme të VV’së

Aktuale

Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, nuk do të jeni në listën e ardhshme të VV’së

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:23
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i ka paralajmëruar deputetët e partisë së tij se mund të mos jenë më as kandidatë për deputetë nga kjo parti, nëse nuk e ndihmojnë Qeverinë.

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV, Kurti iu tha atyre se e kanë mundësinë “të shkëlqejnë”.

“E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm.

Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, u shpreh kryetari i LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat