Ministri Murati takon drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, flasin për mbështetjen e sektorit privat

Aktuale

Ministri Murati takon drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, flasin për mbështetjen e sektorit privat

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 14:01
Foto nga takimi

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur sot në takim Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë Hayrettin Demircan, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë. IFC si pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të shikojë mundësitë e rritjes së mbështetjes edhe për sektorin privat

Ministri Murati ka falënderuar Demircan për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, duke vënë theks në mbështetjen e Bankës ndaj reformave strukturore e ekonomike në vend, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se ministri Murati e ka njoftuar Demircan lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë.

Demircan u shpreh se Republika e Kosovës edhe më tej po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit, ku edhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës në fusha me interes të veçantë për Kosovën.

“Të dy palët u pajtuan se sektori privat luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, prandaj, IFC si pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të shikojë mundësitë e rritjes së mbështetjes edhe për sektorin privat”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat