Xhelal Sveçla jep lajmin/ Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti jep dorëheqje

Aktuale

Xhelal Sveçla jep lajmin/ Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti jep dorëheqje

Nga: N. Sh. Më: 30 gusht 2022 Në ora: 17:08
Samedin Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Samedin Mehmeti.

Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçarës, për arsye personale dhe ndërgjegje personale

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat