Ish kandidati i “Përputhen” në protestë: Dënimi me vdekje është pak

Aktuale

Ish kandidati i “Përputhen” në protestë: Dënimi me vdekje është pak

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:27
Andi Artani

Në protestën e sotme ku u kërkua mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona mori pjesë edhe bllogeri Andi Artani.

Artani para kamerës së KosovaPress-it tha se dënimi me vdekje është i lehtë. Ai tha se dhunuesit duhet mbyllur me një vend që s’mund të shohin as dritë me sy. Derisa kërkoi nga organet kompetente të marrin masa në lidhje me rastin.

Artani: Me vdekje ish kon diçka shumë e lehtë, po m’i mbyll diku në një kafaz

Me vdekje ish kon diçka shumë e lehtë, po m’i mbyll diku, në një kafaz që nuk e shohin dritën e syve më, hiq mos me pa dritë të bardhë me sy më... Po shpresoj që kanë me marrë masa sa i përket kësaj çështjeje sepse nuk kam dëgjuar ende një rast më të rëndë dhe të tillë si kjo.

Është pa koment”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat