​Hidhen në shitje 32 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Aktuale

​Hidhen në shitje 32 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit miratoi sot listën me 32 asete të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim, të cilat do të hidhen në tender publik përmes shitjes numër 59.

Në këtë mbledhje gjithashtu, u miratuan transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 57 dhe tenderit publik për disa asete të luajtshme të ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi miratoi raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave të punëtorëve për 20% të katër ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi pranoi raportin me kërkesat e komunave për tërheqje të aseteve nga shitja sipas propozimeve të tyre për interes publik. Po ashtu diskutoi raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica” , e cila është nën administrimin e AKP-së.

Po ashtu, shqyrtoi dhe miratoi rregulloren për qiradhënien e aseteve të NSH-ve dhe rregulloren për përgjegjësitë e Bordit të Përkohshëm dhe drejtorit menaxhues të Ndërmarrjes Shoqërore “Inex Sharr Planina”, Brezovicë.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për pëlqim/konfirmim për mos pengim të zhvillimit të projektit në objektin e FFK-së.

Më tutje Bordi miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore GJI097 NSH Tregtia dhe PRN078 Kombinati i Pambukut "YUMCO".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat