Gazeta austriake: Kosova vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat

Aktuale

Gazeta austriake: Kosova vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Problemet me reduktimet e rrymës që tashmë është duke u përballuar Kosova janë bërë lajm edhe në vendet evropiane. “Vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat”, titullohet artikulli i gazetës më të madhe Austriake “Die Presse” dedikuar situatës aktuale me rrymë në Kosovë.

“Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj energjetike dhe për këtë arsye e ndërpret rrymën për dy orë tri herë në ditë”, shkruan Die Presse.

“Në një nga vendet më të varfra të Evropës, dritat fiken në verë: Për shkak se Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj për energji elektrike me termocentralet e saj të varfëra të linjitit dhe energjinë elektrike të shtrenjtë të importuar, vendi me 1.8 milionë banorë, i cili është i pavarur që nga viti 2008, ka racionuar energjinë elektrike që nga mesi i gushtit. 

Vetëm spitalet dhe disa kompani industriale mbeten të lidhura në rrjet. Të gjithë të tjerëve iu ndërprerë energjia elektrike për dy orë tri herë në ditë”, thuhet tutje në artikullin e gazetës.

Gazeta austriake ka komentuar edhe menaxhimin e situatës nga kryeministri Albin Kurti, ku vëmendje i është kushtuar faktit se partitë opozitare po e akuzojnë Kurtin për keq-qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat