Kurti: Ligji për Pagat, javën tjetër në diskutim publik

Aktuale

Kurti: Ligji për Pagat, javën tjetër në diskutim publik

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Ligji i Pagave do të dalë në diskutim publik javën tjetër. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në një deklarim për media në Gjakovë, pasi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Serbi.

Derisa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës, kyeministri i vendit siguroi mësimdhënësit se koeficienti i pagave i parashikuar për ta, do të jetë më i mirë sesa në të kaluarën.

Ai tha se e kupton që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk  bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit.

“Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejtë elementare e çdo fëmije që të edukohet”.

Kryeministri Kurti deklaroi se shpreson që procesi mësimor të vazhdojë sepse asnjë ditë e humbur nuk kompensohet lehtë.

Ai u bëri thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi.

 “Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat