“Kryetari i SBAShK-ut më i ‘fortë’ se ai rus”/ Publicisti nga SHBA reagon për grevën: Faqja e zezë Rr. Jasharaj

Aktuale

“Kryetari i SBAShK-ut më i ‘fortë’ se ai rus”/ Publicisti nga SHBA reagon për grevën: Faqja e zezë Rr. Jasharaj

Nga: M.L. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 14:51
Rrahman Jashari

Sot në Kosovë nuk ka nisur mësimi për shkak të grevës që po mbahet nga SBASHK-u në krye me kryetarin Rrahman Jashari.

Sot nxënësit do të fillonin ditën e parë të shkollës, por kjo u pamundësua për shkak të grevës së mësimdhënësve, të cilët po kërkojnë rritje pagash për 100 euro.

Reagime të shuma po bëhen pro dhe kundër kësaj që po ngjanë sot.

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në SHBA, Ramazan Bekteshi, theksoi se në Ukrainë, ku po zhvillohet luftë, mësimi ka filluar i rregullt, derisa në Kosovë jo. Kjo sipas tij është dëshpëruese.

“Sot filloi mësimi në Ukrainë por jo në Kosovë, kryetari i SBAShK-ut më i ‘fortë’ se ai rus. Dëshpërimi i fëmijëve ka një emër: Faqja e zezë Rr. Jasharaj!”, shkruan Jasharaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat