Çmimi i derivateve në Kosovë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar

Aktuale

Çmimi i derivateve në Kosovë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:52
Ilustrim

Më 24 korrik, çmimi maksimal i lejuar i naftës ka qenë 1.69 euro ndërsa nga ajo ditë e deri më sot çmimi ka lëvizur deri mbi 1.80 euro.

Ndërkohë që nga sot Qeveria përsëri ka vendosur çmimin maksimal të lejuar për karburante, dhe ai për naftën është 1.79 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi maksimal i derivateve të naftës është duke u respektuar.

Sa i përket çmimeve ai tha se dizelli 1.77 cent kurse benzina 1.45 cent

“Ne kemi pasur takim me Ministrinë e Tregtisë dhe jemi dakorduar që importuesit t’i kenë 2 centë marzhë fitimi në import, ndërsa në pikat e karburantit me pakicë t’i kenë 12 centë marzhë fitimi”, shtoi Berjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat