Beqa i PDK-së propozon seancë të jashtëzakonshme, thotë se Kurti u tall me grevistët

Aktuale

Beqa i PDK-së propozon seancë të jashtëzakonshme, thotë se Kurti u tall me grevistët

Nga: M.L. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:49
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka kërkuar që të gjendet zgjidhje lidhur me grevën që po mbahet nga mësimdhënësit në institucionet arsimore të sektorit publik.

Në një postim në Facebook Beqa ka shkruar se dialogu ndërmjet SBASHK-ut e qeverisë është i nevojshëm.

Ai ka propozuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nëse nuk gjendet zgjidhja deri të hënën.

Postimi i plotë:

Dialogu është më shumë se i nevojshëm midis SBASHK-ut dhe Qeverisë.

Të gjindet një zgjidhje sa më e shpejtë e të mos pësojnë nxënësit.

Kryeministri demagog dje u tall me grevistët, siç po tallet edhe me çështjet më të ndjeshme.

Nëse deri të hënën nuk ka marrëveshje atëherë propozoj si deputet që Kuvendi urgjentisht ta mbaj një seancë të jashtëzakonshme.

Nuk mund të rrijmë indiferent!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat