Rrahman Jashari takohet me opozitën – Abdixhiku jep detaje nga takimi

Aktuale

Rrahman Jashari takohet me opozitën – Abdixhiku jep detaje nga takimi

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:33 Përditësuar në ora: 12:32 më 02.09.2022
Lumir Abdixhiku

Rrahman Jasharaj: Kabinetit të Presidentes i kemi thënë po për takim, uroj që t’na shoh si të barabartë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, pasi Qeveria e Kosovës bllokoi pagat për grevistët.

Jasharaj ka thënë se janë pajtuar për takim me Presidenten Osmani, derisa ka uruar që t’i shohë si palë të barabarta.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj po dhe jemi në pritje, datë nuk kemi. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Jasharaj.

Abdixhiku pas takimit me Rrahman Jasharajn: Ndalja e pagave e papranueshme dhe joligjore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndalja e pagave për grevistët nga ana e Qeverisë, është e papranueshme dhe joligjore.

Këtë deklaratë, Abdixhiku e dha pas takimit që zhvilloi me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi.

“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe kam shprehur shqetësimin tonë mbi këtë grevë dhe konsiderojmë se duhet të ketë një dialog ndërmjet Qeverisë dhe BSPK është imperiativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror të Kosovës dhe kemi nevojë për dialog që fëmijët tanë të kthehen në shkollë”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, Jasharaj ka thënë se janë pajtuar për takim me Presidenten Osmani, derisa ka uruar që t’i shohë si palë të barabarta.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj po dhe jemi në pritje, datë nuk kemi. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat