Sulmi i PSD-së, ministri Çeku ia heq kapelën Muratit për “qëndrimin dinjitoz”

Aktuale

Sulmi i PSD-së, ministri Çeku ia heq kapelën Muratit për “qëndrimin dinjitoz”

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:44
Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku i cili vjen nga radhët e VV’së, ia ka hequr kapelën ministrit të Financave, Hekuran Murati për ‘qëndrimin dinjitoz’ gjatë sulmit me miell të PSD’së.

Çeku përmes një shkrimi në Facebook tha se buzqeshja e Muratit është integriteti i tij moral e profesinal.

Sipas tij, kjo buzëqeshje është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.  Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku.

Kujtojmë se sot rreth orës 15:00, aktivistë të PSD’së e gjuajtën me miell minstrin Murati, derisa ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat