Ҫitaku: Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër, ja ҫfarë më dha Kosova mua

Aktuale

Ҫitaku: Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër, ja ҫfarë më dha Kosova mua

Nga: H.O. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:54
Vlora Ҫitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku ka reaguar në Facebook, duke shkruar se ajo asnjëherë nuk ka abuzuar me fonde e as me pozitë.

Mirëpo, Ҫitaku shkruan se Kosova i ka dhënë gjëra që nuk blihen me para.

Andaj, ajo thotë se i është përjetë borxh Kosovës.

Postimi i plotë:

Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër 😀

Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht.

Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore.

Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat