​Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së vizituan shkollën "Ismail Qemaili"

Aktuale

​Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së vizituan shkollën "Ismail Qemaili"

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e Këshillit Qendor Grevist te SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së kanë vizituar shkollën "Ismail Qemaili", në Prishtinë.

Kryetari i SBAShK-ut tha se presidentja ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bind qeverinë që të ulet të bisedojë me SBAShK-un.

Ndërsa tha se 50 eurot, e ofruara nga Qeveria në pakon e re prezantuar të shtunën, është një shumë që nuk ju duhet.

Jasharaj tha se greva do të vazhdojë, derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Ndërkaq është shprehur optimist se gjërat do të levizin.

Po ashtu gjatë kësaj vizite, reaguan edhe dy mësimdhënëse të kësaj shkolle, duke kërkuar nga SBAShK-u që t’a ndalin grevën. Ato kërkuan nga Jasharaj që të lëshojë pe edhe kësaj here dhe të fillojë mësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat