Rrahman Jasharaj tregon arsyen se pse e ka mbyllur Facebook-un

Aktuale

Rrahman Jasharaj tregon arsyen se pse e ka mbyllur Facebook-un

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:35
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në “Pressing” të t7, ka treguar arsyen se pse e ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se këtq veprim e ka marrë “pasi njeriu nganjëherë mund të jetë me emocional dhe të hyjë në polemika”. 

“Fyerjet që mi kanë bërë si kam prit prej disa individëve, por ata janë pa emra të vërtetë. Këto fyerje i kemi pas në vitet 90-ta nga pushtuesi nga policia serbe, e cila kudo që na zinte me aktivitete, fillonte me ato sharjet nga zoti, nana e baba, fëmijët, e pastaj e dinim cka po na pret. Unë e kam mbyll facebookun pasi njeriu nganjëherë mund të jetë me emocional dhe të hyjë në polemika, unë sdua të hyjë por kjo ska ndryshuar gjë sepse fëmijët e mi kanë facebook-a dhe të them të drejtën unë nuk ndihem hic keq  sepse këtë detyrë e kam zgjedh, këtë besim ma kanë dhënë më 2 prill gjithë ata anëtarë e i tërë sistemi arsimor madje edhe universitetet që është nder dhe krenari për mu”, tha Jasharaj.

Mirëpo, ai thotë se fëmijët e tij i shohin fyerjet që i drejtohen atij, ndërsa shton se kjo ndikon edhe në atmosferën në shtëpinë e tyre.

“Por fëmijët e mi që janë të rritur dashtë e pa dashtë po i shikojnë ato dhe unë kur shkoj në shtëpi shpesh e shoh atmosferën të pikëlluar, madje edhe ky aksidenti që ndodhi sot, falë zotit nuk u përplasëm, por është një shenjë për mu dhe të tjerët se këto gjëra mund të ndodhin edhe në të ardhmen por unë jam i përgatitur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat