Albulena Haxhiu tregon se si prindi i një 14 vjeçare e njoftoi për tentim dhunimin e vajzës së tij

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon se si prindi i një 14 vjeçare e njoftoi për tentim dhunimin e vajzës së tij

Nga: P.R Më: 5 shtator 2022 Në ora: 21:29
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si prindi i një vajze 14 vjeçare i ka shkuar sot në zyre, ku e ka njoftuar për tentim dhunimin e vajzës së tij.

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!”, ka shkruar Ministrja Haxhiu.

Kujtojmë se javën e kaluar Kosova është tronditur nga zbulimi i një rasti dhunimi, ku një 11 vjeçare ishte dhunuar nga 5 persona, të cilët tashmë gjenden në paraburgim.

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares çoi në dorëheqjen e Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Poashtu për këtë rast, u shkarkuan edhe dy drejtorë të Policisë së Kosovës.

Nga pozita e drejtorit të Policisë rajonale të Prishtinës është larguar Fahredin Verbovci ndërkaq, Shkëlzen Xhafa nga ajo e Shefit të Operativës për kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat