Gërvalla takon ish- presidenten e Konfederatës së Zvicrës

Aktuale

Gërvalla takon ish- presidenten e Konfederatës së Zvicrës

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Ministrja e njoftoi atë për hapat drejtë rrugës evropiane për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Bisedë në këtë takim u bë rreth mundësitë së bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës me theks të veçantë në sektorin e ofrimit të shërbimeve për kategorinë e personave të moshuar. 

Konfederata e Zvicrës, radhitet e dyta për nga investimet në Republikën e Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga MPJD-ja, në takim po ashtu është biseduar edhe shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë.

Sipas MPJD-së bashkëpunimi ekonomik me Konfederatën e Zvicrës ka rëndësi  për Republikën e Kosovës ngase në këtë shtet jeton një pjesë e mërgatës së Kosovës.  

Ministrja e njoftoi ish-presidenten Calmy-Rey për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Bashkë me ministren në këtë takim ishin edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës, Jeta Statovci njëherësh kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat