Ramush Haradinaj i rikthehet këngës, kësaj here me “Ani moj Kosovë, o moj bukuroshe”

Aktuale

Ramush Haradinaj i rikthehet këngës, kësaj here me “Ani moj Kosovë, o moj bukuroshe”

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përveç spektrit politik merr vëmendjen edhe me këngë, është parë përsëri duke kënduar.

Kësaj radhe, videoja duke kënduar e kreut të AAK-së ka shkuar viral në rrjetin social, TikTok.

Ai dëgjohet duke kënduar këngën “Ani moj Kosovë, o moj bukuroshe”.Pavarësisht se është kritikuar disa herë për të kënduarit, Haradinaj shpeshherë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive.

Kujtojmë se, se edhe vëllai i Haradinajt, ish-deputeti Daut Haradinaj, kishte theksuar se z.Ramushi kishte kënduar që kur kishte qenë i ri, pra që nga koha kur ishin ushtarë.

Daut Haradinaj, poashtu kishte potencuar se vëllai i tij, Ramushi nuk di të këndoj por kështu e shpërfaq sinqeritetin e tij.

“Nuk është që din shumë me knu po megjithatë aq sa dinë e ka për qefi edhe gjatë luftës, hera e parë që e thom, po n’5 vike me “Kah po shkon moj zane” jemi kon kritikë me këtë far ka po shkon moj zane, por prap ajo e shpërfaq sinqeritetin e një njeri ska rendësi a je këngëtare”, kishte thënë Haradinaj në ATV

Përndryshe, “Hiti” më i njohur i ish-kryeminsitrit është kënga “Kah po shkon moj zanë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat