Kryeministri Kurti e pret në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Aktuale

Kryeministri Kurti e pret në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 17:03
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Fillimisht Pahor është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai paraprakisht vizitoi Serbinë nga ku kërkoi nga Kosova që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kishte ardhur në Kosovë dy herë gjatë vitit të shkuar – më 13 maj dhe 29 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat