Deputetja e VV-së: Barrikadimi i 100 euroshit po vështirëson edhe situatën e mësimdhënësve

Aktuale

Deputetja e VV-së: Barrikadimi i 100 euroshit po vështirëson edhe situatën e mësimdhënësve

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 19:55
Arjeta Fejza

Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza ka folur për grevën në arsim.

Fejza ka thënë se barrikadimi në këtë 100 euroshin po vështirëson edhe situatën e mësimdhënësve.

Sipas saj, dëmet janë të pamatshme në procesin e mësimnxënies.

“Barrikadimi dhe bllokimi në këtë 100 euroshin, mendojë që po e vështirëson edhe situatën e mësimdhënësve të cilët individualisht kanë filluar procesin e mësimit disa nëpër disa shkolla, por edhe të gjithë procesin e mësimnxënies në republikën e Kosovës, dëmit e të cilit do të jenë të pamatshme”, ka thënë Fejza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat