Vetëvendosje merr edhe një “tronditje” në Lipjan, largohet kandidati më i votuar

Aktuale

Vetëvendosje merr edhe një “tronditje” në Lipjan, largohet kandidati më i votuar

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:36
Fitim Mziu

Në vazhdën e largimeve nga partitë politike, partia në pushtet ka marrë një tjetër goditje.

Bëhet fjalë për asambleisti më i votuar i LVV-së në Lipjan, Fitim Mziun.

Arsyet e largimit të Mziut, sipas një statusi në Facebook, kryesisht kanë të bëjnë me padrejtësitë që u bëheshin aktivistëve të denjë.

“Në Vetëvendosje, më e pakta që mundë të gjesh është demokracia e brendshme dhe meritokracia” thotë Mziu ndër tjerash.

Më poshtë statusi i plotë:

Të dashur qytetarë të Lipjanit, të nderuar aktivist e anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje!

Ju njoftoj që nga sot unë nuk do te jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Si Anëtar i Kuvendit Komunal në Lipjan do të jem i pavarur dhe jo në grupin e Asambleistëve te LVV.

Kur qëllimi për të cilin je i angazhuar nuk është qëllim për të gjithë aty ske ardhmëri. Shëndeti dhe mirëqenia janë fusha për të cilat do të angazhohem si Asambleist i Pavarur nga votat e jauaja qytetar të nderuar.

Në zgjedhjet lokale ju bashkova ekipit të Lëvizjes Vetëvendosje duke besuar e shpresuar në një organizim të mirëfillt brenda saj.

Nga ato zgjedhje unë dola si kandidati më i votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal.

Me kalimin e kohës unë pashë padrejtësi të mëdha që u bëheshin aktivistëve me shume kontribut.

Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan.

Nuk isha i pajtimit që brenda këtij subjekti vinin figura politike që kanë luajtur me dy karta. Sidomos aderimi i fundit, ishte një figurë që ka gëzuar të gjitha privilegjet nga qeverisja lokale, dhe vetëm atëher kur nuk gjeti vend në ekzekutivin lokal të këtij mandati në Lipjan, erdhi në LVV dhe bëri pazare politike, ku ende pa kaluar 10 ditë nga aderimi, bashkëshorti i saj avancohet në burgun e Lipjanit.

Të dashur qytetar,

Në Vetëvendosje, më e pakta që mundë të gjesh është demokracia e brendshme dhe meritokracia.

Duke ju falenderuar për përkrahjen që më keni dhënë deri më tani, ju siguroj se do të vazhdoj të angazhohem për interesin e qytetarëve, sidomos në fushën prej nga unë vi.

Falënderoj të gjithë aktivistët dhe bashkëpuntorët për të cilët mbetem përjetësisht mirënjohës.

Me respekt,

Fitim Mziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat