Jehona Lushaku kërkon në Gjermani ndihmën e CDU-së në proceset integruese të Kosovës

Aktuale

Jehona Lushaku kërkon në Gjermani ndihmën e CDU-së në proceset integruese të Kosovës

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 17:09
Kryetarja e Forumit të Gruas, Jehona Lushaku

Kryetarja e Forumit të Gruas, Jehona Lushaku, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e partisë simotër CDU.

Nën slloganin “Më shumë siguri për Gjermaninë” u prezantua programi gjithpërfshirës me vlerat bazike të CDU-së për të ardhmen; kandidatura për zgjedhjet që do të mbahen tetorin e këtij viti në Saksonin e Ulët, si dhe ndryshimet strukturore partiake.

Sipas një njoftimi në llogarinë zyrtare të LDK-së në Facebook, gjatë dy ditëve të kongresit në Hanover, Lushaku është takuar me përfaqësues të lartë të CDU-së, ku ka diskutuar për proceset politike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë.

“Ajo ndër të tjera ka kërkuar nga ta thellimin e bashkëpunimit mes dy partive tona, si dhe ndihmën e CDU-së në proceset integruese të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat