“Doarsa Kica-Xhelili bëri dy veprime në shërbim të SHIK-ut famëkeq”/ Veprimtari e akuzon rëndë

Aktuale

“Doarsa Kica-Xhelili bëri dy veprime në shërbim të SHIK-ut famëkeq”/ Veprimtari e akuzon rëndë

Nga: P.R Më: 12 shtator 2022 Në ora: 19:57
Doarsa Kica-Xhelili

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shyqeri Azemi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Guxo dhe aderimin e saj në LDK.

Sipas Azemit, Kica-Xhelili bëri veprime në shërbim të PAN-it dhe SHIK-ut.

“Largimin nga Lista GUXO, përkatësisht LVV-së, pa e mbaruar Mandantin e marrë nga votuesit e Listës GUXO dhe LVV!!!! Doarsa Kica-Xhelili refuzoi rezolutën për konfiskimin e pasurive të paligjshme (të PDK”, shkruan ndër tjerash Azemi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Doarsa Kica-Xhelili bëri dy veprime në shërbim të PAN-it (SHIK-të famëkeq)!!!

1.Largimin nga Lista GUXO, përkatësisht LVV-së, pa e mbaruar Mandatin e marrë nga votuesit e Listës GUXO dhe LVV!!!!

2.Doarsa Kica-Xhelili refuzoi rezolutën për konfiskimin e pasurive të paligjshme (të PDK-së, AAK-së, LDK-së, NISMA-së dhe AKR-së) të lidhura nga bandat kriminale të SHIK-u famëkeq!!!!

- Kjo dëshmon se Doarsa Kica-Xhelili u rreshtua në mbrojtje të hajnave të PDK-së, AAK-së, LDK - së së Isa Mustafës, NISMA - së së Fatmir Limajt dhe AKR-së së Behxhet Pacollit.-

Pra, kjo tregon mjaftueshëm së Doarsa Kica-Xhelili veproi pikërisht ashtu siç i tha SHIK-u famëkeq në koordinim me PDK-në, LDK-në, AAK-në, NISMA-në dhe AKR-në!!!!

- E çfarë shpërblimi do të ketë Doarsa Kica-Xhelili nga SHIK-u dhe bashkëpunëtorët e tyre: PDK-ja, AAK-ja, NISMA, LDK-ja dhe AKR-ja, mbetet të shihet dhe të argumentohet shumë shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat