​Nagavci: Habitem si Avokati i Popullit nuk ka reaguar për grevën, ja çfarë i ofruam SBASHK-ut

Aktuale

​Nagavci: Habitem si Avokati i Popullit nuk ka reaguar për grevën, ja çfarë i ofruam SBASHK-ut

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 22:24
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është shprehur e habitur sesi Avokati i Popullit ende nuk ka reaguar në lidhje me grevën në arsim. Sipas saj, Avokati i Popullit duhet të kishte folur për hir të balancimit të të drejtave.

Nagavci këto deklarata i bëri në emisionin “Debat Plus” ku foli edhe për bisedat para grevës me kryesinë e SBASHK-ut ku iu kishte kërkuar një listë me mësimdhënësit në kushte më të rënda në mënyrë që ndihma më e madhe të shkonte për ta.

“Greva e shpallur në kuadër të BSPK-së, që të kërkohet rritje nga 100 euro si për ata që i kanë 1 mijë e 500 euro rrogë si për ata që i kanë nga 500 euro e bënë të pamundur realizimin e kërkesës dhe nuk ka më arsyeshmëri”, tha Nagavci duke e quajtur këtë vendim si arbitrar nga ana e SBASHK-ut.

Ajo ka theksuar se kryesia e SBASHK-ut është e njoftuar se me Ligjin për paga do të ketë paga më të mira për mësimdhënësit sesa që parashihej në projektligjin e Qeverisë Haradinaj 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat