Zyrtarët e Speciales i kanë disa fjalë per vizitat në Hagë tek Thaçi, Veseli dhe të tjerët…

Aktuale

Zyrtarët e Speciales i kanë disa fjalë per vizitat në Hagë tek Thaçi, Veseli dhe të tjerët…

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:05
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Ditët e fundit kanë qenë të shpeshta vizitat nga Kosova në Hagë tek Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët…

Në Hagë kishte edhe disa liderë politikë dhe personalitete, duke përfshirë edhe ata fetare.

Sa do të ndikojnë, apo sa do t’i ndihmojnë këto vizita të burgosurit në Hagë, zyrtarët e Speciales kanë pohuar sot se “këto vizita nuk do të ndikojnë asgjë tek të paraburgosurit..”

Mësohet se gjatë dy viteve të fundit tek të burgosurit në Hagë pos familjarëve, janë zhvilluar edhe mbi 200 vizita tjera.

“Në përgjithësi, të paraburgosurve u lejohen 10 ditë vizita në çdo periudhë 30-ditore dhe vizitat në përgjithësi mund të zgjasin gjithë ditën, brenda orëve të vizitës..”, thonë në vazhdim zyrtarët e speciales.

“Vizitat në përgjithësi nuk ndikojnë në asnjë vendim për lirim të përkohshëm apo zbutje të dënimeve”, ka deklaruar z.Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Nje zyrtar tjetër nga Haganë në vazhdim ka thenë se “vizitorët që vijnë në Hagë për t’i parë se i ka marrë malli, ajo është tjeter gjë, por assesi këto vizita nuk do të reflektohen, nuk do të ndikojnë në lirimin apo zbutjen e dënimeve të akuzuarve për krime në Kosovë. Pradaj, nëse vijnë në vizita per t’i liruar apo zbutur dënimnin e tyre, vijnë kot”, thonë nga Haga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat