Prokurori flet për rastin e Salih Mustafës: Përmend masën me burg të përjetshëm

Aktuale

Prokurori flet për rastin e Salih Mustafës: Përmend masën me burg të përjetshëm

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Prokurori Cezary Michalczuk ka thënë se në pjesën e gjashtë të dosjes së tyre përfundimtare diskutohet masa e dënimit të Dhomave të Specializuara, që siç tha ai, arrin maksimumin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Për këtë ai ka folur gjatë deklaratës përmbyllëse të ZPS-së në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Michalczuk: Pjesa 6 e dosjes përfundimtare diskuton masën me burg të përjetshëm 

“Pjesa e gjashtë e dosjes sonë përfundimtare diskuton masën e dënimit, i cili arrin masën e dënimit të Dhomave të Specializuara, masën e dënimit që arrin maksimumin e dënimit, dënimit me burgim të përjetshëm dhe për këtë duhet të marrim parasysh këto çështje, sa të rënda kanë qenë krimet e bëra, përfshirë praninë e tij të drejtpërdrejtë, praninë e faktorëve rëndues të shumtë dhe mungesën e faktorëve lehtësues”, ka thënë prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat