Pretendimet e Vuçiqit rreth investimeve në Kosovë, eksperti i sigurisë: Populli serb nuk i beson më, po investon në vrasje

Aktuale

Pretendimet e Vuçiqit rreth investimeve në Kosovë, eksperti i sigurisë: Populli serb nuk i beson më, po investon në vrasje

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 08:27
Aleksandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me pretendimet për investimet në Kosovë.

Musliu me anë të një reagimi në Twitter ka thënë se Vuçiq ka investuar për ta vrarë popullin serb, duke përmendur rastin e politikanit Oliver Ivanoviq.

"Ju keni bërë investim për të vrarë popullin serb. Ju vratë Oliver Ivanoviq dhe të tjerët, sepse ata nuk mendonin si ju", shkruan Musliu.

"Ti Vuçiq, po investon ende në kërcënime (Rada Trajkoviq). Prandaj, populli serb në Republikën e Kosovës nuk ju beson më", ka shtuar ai.

Kujtojmë se Vuçiq gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë ka thënë se shteti serb, gjatë dekadës së fundit ka investuar në Kosovë më shumë se 40 vitet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat