Kurti thotë se filmi i Jean-Luc Godard është i pari që e ka shikuar bashkë me gruan

Aktuale

Kurti thotë se filmi i Jean-Luc Godard është i pari që e ka shikuar bashkë me gruan

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:41
Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, Rita

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas vdekjes së ikonës së filmit, Jean-Luc Godard, për të cilin tha se e bëri kinemanë të rëndësishme.

Kurti tha se filmi i aktorit të ndjerë, “Alphaville”, është filmi i parë që e ka shikuar bashkë me gruan e tij, Ritën.

“Filmi im i preferuar është “Le mépris” dhe “Alphaville” është filmi i parë që kam parë së bashku me gruan time”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Jean-Luc Godard vdiq dje në moshën 82 vjeçare.

Image
Postimi i Kurtit në twitter

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat