Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës

Aktuale

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 08:13
Salih Mustafa.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.

Ndryshe edhe dje në procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paraqur deklaratat përmbyllëse, para trupit gjykues në Hagë.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Salih Mustafa, Julius von Bone, në fillim të deklaratës përmbyllëse, mohon akuzat e prokurorisë. Ai tha se në këto akuza ndaj klientit të tij flitet edhe për një organizim të BIA-së, të përbërë nga 500 ose 600 pjestarë dhe që një njësit ka vepruar në Zllash, por Von Bone thotë se kjo nuk qëndron.

Po ashtu dje kanë dhënë deklaratat përmbyllëse edhe prokurori i rastit dhe avokatja e viktimave.

Avokatja Anni Pues, gjatë seancës së djeshme tha se, në bazë të dëshmive të shumë deshmitarëve, i akuzuari mban përgjegjësi për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë dhe, sipas saj, ai duhet të ndëshkohet, ka raportuar TK.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. 

Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020. 

Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022.

Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse është paraparë të bëhet në periudhën nga 13 deri më 15 shtator 2022 dhe më 16 shtator si ditë rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat