Kujtim Shala i lë vend, LDK-ja e bën Doarsa Kicën anëtare të këtij komisioni

Aktuale

Kujtim Shala i lë vend, LDK-ja e bën Doarsa Kicën anëtare të këtij komisioni

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:59
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili u paraqit sot në seancën e Kuvendit si deputete e LDK-së. 

Në seancën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputetët që do ta zëvendësonin atë në komisione parlamentare, ndërsa LDK-ja e bëri anëtare të një Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ajo u bë anëtare e këtij komisioni, duke e zëvendësuar Kujtim Shalën.

Deputetët miratuan propozimin e LDK-së, ashtu siç u miratuan edhe zëvendësimet e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat