​Nagavci: Udhëheqësit e SBAShK-ut kanë injoruar gjitha kërkesat dhe nuk dëshirojnë kompromis

Aktuale

​Nagavci: Udhëheqësit e SBAShK-ut kanë injoruar gjitha kërkesat dhe nuk dëshirojnë kompromis

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:42
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavaci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavaci, ka kritikuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBASHK), se nuk dëshiron kompromis dhe se po injoron të gjitha zgjidhjet e ofruara nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë debatit parlamentar për grevat në Kuvend, Nagavci tha se dialogu me sindikatat s’ka munguar asnjëherë.

Nagavci: Udhëheqësit e SBAShK i kanë injoruar të gjitha kërkesat dhe nuk dëshirojnë kompromis

“Udhëheqësit e SBAShK i kanë injoruar të gjitha këto dhe nuk konsiderojnë as mundësinë më të vogël të kompromisit. Ndryshe nga të gjitha praktikat sindikatave të rajonit dhe Evropës dhe ndryshe nga praktikat me qeveritë e mëhershme”, tha ajo.

Ministrja Nagavci tha se Qeveria ka bërë disa lëvizje duke plotësuar kërkesat e mësimdhënësve, duke ofruar edhe 50 euro deri më miratimin e Projektligjit për paga, i cili sot ka dal në konsultim publik.

Nagavci: Dialogu s’ka munguar asnjëherë

“Dialogu s’ka munguar asnjëherë, me dhjetëra takime të mbajtura, dhjetëra orë diskutimi me kryesinë e SBAShK- dhe mësimdhënës për të adresuar gjitha kërkesat e drejta të tyre, për të adresuar gjitha problemet që ne jemi të vetëdijshëm që kanë ekzistuar në arsim. Vlerësoni si vështirësohet situata me paralizimin e tërësishëm të shkollave dhe kopshteve publike si rezultat i grevës”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat