Sali Mustafa nuk deklarohet para trupit gjykues, Specialja pritet ta shpall aktgjykimin

Aktuale

Sali Mustafa nuk deklarohet para trupit gjykues, Specialja pritet ta shpall aktgjykimin

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:21 Përditësuar në ora: 18:01 më 15.09.2022
Pamje nga seanca e sotme gjyqësore

​Ish-komandanti i UÇK-së zgjedh të mos deklarohet para trupit gjykues, Specialja pritet ta shpall aktgjykimin

Salih Mustafa nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të folur në fund të procesit gjyqësor kundër tij në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse nga të gjitha palët, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka thënë turpit gjykues se nuk do të flas meqë sipas tij i ka thënë të gjitha në fillim të këtij procesi.

Kryetarja e turpit gjykues, Mappie Veltd Foglia ka kërkuar nga Salih Mustafa që të konfirmojë qëndrimin e tij se nuk do të përdorë të drejtën për të folur i fundit.

Mustafa: I kam thënë të gjitha në fillim

“Po zonja gjyqtare, nuk do ta shfrytëzoj këtë të drejtë për shkak se jam i bindur se i kam thënë të gjitha në fjalën time hapëse që iu kam drejtuar panelit”, ka thënë Salih Mustafa.

Me këtë ka përfunduar seanca në cilën janë dëgjuar deklaratat përmbyllëse nga palët.

Mbrojtja e Salih Mustafës ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa kjo e fundit të martën i ka kërkuar trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burgim.

Ndërsa, mbrojtësja e viktimave ka kërkuar nga trupi gjykues të urdhërojë Mustafën të paguajë zhdëmtim viktimave që pretendohet të jenë në këtë çështje, individualisht.

Tanimë i është hapur rrugë shpalljes së aktgjykimit që sipas turpit gjykues do të ndodhë në kohën e duhur.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Kurse, mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

---------------

Viktimat që pretendojnë se janë keqtrajtuar nga Salih Mustafa po kërkojnë kompensim dhe trajtim individual, nëse gjykata e shpall atë fajtor. Avokatja e viktimave në çështjen kundër Mustafës, ka thënë se ndaj viktimave është bërë padrejtësi dhe gjykata duhet ta njoh këtë. Me këtë nuk është pajtuar mbrojtja e Mustafës, e cila ka papërsëritur qëndrimin e tyre se Salih Mustafa nuk ka kryer krime dhe udhët të shpallet i pafajshëm.

Sipas Anni Pues, viktimat duhet të trajtohen individualisht.

Pues: Trupi gjykues të urdhërojë të akuzuarin të paguajë dëmshpërblim për viktimat

“Ne i kërkojmë trupit gjykues të urdhëroj të akuzuarin të paguajë dëmshpërblim viktimave pjesëmarrëse një nda një dhe të urdhërojë konfiskimin e çdo pasurie apo të ardhurash të cilat janë ardhur si rezultat i kryerjes së një krimi, me qëllim që ato të shiten dhe t’u jepen të gjitha viktimave”, ka thënë Pues.

Ajo madje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të sigurojë që viktimat të marrin zhdëmtim.

Pues: Qeveria e Kosovës të sigurojë që viktimat të gëzojnë të drejtat e tyre për zhdëmtim

“Është detyrim ligjor i të akuzuarit të paguajë zhdëmtimet nëse urdhërohet të bëjë këtë gjë, megjithatë siç ndodhë shpesh në raste të tilla, mund të jetë shumë apo jashtëzakonisht e vështirë të zbatohet urdhrat e zhdëmtimit kundër të akuzuarit, kjo do t’i linte viktimat me urdhër në letër por pa asnjë rezultat të prekshëm që mund të bënte një dallim ose mund të sillte një ndryshim në situatën e tyre. Në gjykatën ndërkombëtare penale ky problem është kompensuar përmes një fondi për viktimat, një fond besimi për viktimat, një gjë e tillë nuk ndodh në rastin e kësaj gjykate. Dua të përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar për të siguruar që viktimat të kenë mundësi të gëzojnë të drejtat e tyre për zhdëmtim”, ka thënë ajo.

Ndërsa, mbrojtja e Salih Mustafës nuk i është përgjigjur mbrojtjes së viktimave veçse ka deklaruar që qëndrimi i Salih Mustafës është se ai nuk ka kryer asnjë krim.

Von Bone: Salih Mustafa nuk ka kryer krime, nuk ka dëmshpërblim për viktimat

Zotëri Mustafa që në fillim i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij dhe qëndrimi i ynë është që ai duhet të shpallet i pafajshëm, për këtë arsye ne nuk do t’u përgjigjemi në mënyrë thelbësore mbrojtëses së viktimave. Kjo nënkupton qëndrimi i zotit Mustafa që ai nuk ka kryer asnjë prej këtyre veprave penale dhe nuk ka dëmshpërblim për t’u bërë viktimave. Kjo rrjedh nga qëndrimi që kemi mbajtur ne gjatë kësaj çështje”, ka thënë avokati von Bone.

Gjyqi ndaj Mustafës është në përfundim dhe prokuroria ka kërkuar që ai të shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të marrë dënim me burgim prej 35 vjet.

Kurse, mbrojtja e Salih Mustafës ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar lirim sa më të shpejtë të tij nga paraburgimi dhe i ka kërkuar trupit gjykues ta shpallë atë të pafajshëm.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat