Anti-korrupsioni publikon dhuratat e presidentes Osmani

Aktuale

Anti-korrupsioni publikon dhuratat e presidentes Osmani

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:47
Vjosa Osmani

Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2022 ka pranuar njoftimin nga 158 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 16 nga këto institucione, ndërsa 142 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.

Tash së fundmi, Anti-korrupsioni siç edhe është cekur i ka bërë publike dhuratat e presidentes Vjosa Osmani, të cilat më herët nuk ishin të publikuara.

AKK tregoi se ka pasur lëshime teknike dhe për këtë arsye nuk janë publikuar më herët numri i dhuratave për institucionin e  komandantes supreme të FSK-së.

Aty shihet, se shefja e shtetit ka pranuar 16 dhurata për gjatë këtij viti.

Megjithatë, ajo ka më pak se kryeministri Albin Kurti, i cili i ka pranuar 98 sosh, bazuar në të dhënat e përditësuar në AKK.

Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Drejtësisë, Universiteti i Prizrenit, Agjencia Shtetërore e Arkivit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë, Fondi i Kursimeve Pensionale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zyra Kombëtar e Auditimit, Komuna e Gjakovës, Posta e Kosovës.

“Bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 si dhe Ligjin Nr. 04/L-228, Institucionet publike duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. Kopjet e katalogëve duhet t’i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim”, thuhet në sqarimin e AKK-së.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat