“S’ka asgjë të sigurt”, ekonomisti analizon mundësinë për rritje pagash me ligjin e ri

Aktuale

“S’ka asgjë të sigurt”, ekonomisti analizon mundësinë për rritje pagash me ligjin e ri

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Ish- drejtor i Doganës, Naim Huruglica, ka folur në cilësinë e ekonomistit se a mund t’i mbulojë buxhet i Kosovës kërkesat e sektorit publik, në ligjin për paga.

Ai ka thënë se ligji i ri pagave nuk është i definuar saktë dhe ,”në asnjë moment nuk po përcaktohet në asnjë moment çfarë parasheh, rritje apo nivelizim pagave për pozita e njëjta të cilat ushtrohen në administratë, apo edhe zbritje të pagës”, ka thënë Huruglica.

Ai ka thënë se treguesit makroekonomik që Kosova i ka në buxhet, nuk tregojnë se mund të këtë rritje të pagave.

“Pavarësisht që të gjithë po mendojnë që fjala ligji i ri pagave do të këtë rritje të pagave, treguesit makroekonomik sinjalizojnë se ka shumë pak hapësirë, që të këtë një rritje stubtanciale”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat