Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Gjermani interes i përbashkët

Aktuale

Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Gjermani interes i përbashkët

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:30
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu priti sot deputetin, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.

Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në vecanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

"Kryetari Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin e shtetit të tij nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, përfshirë ato integruese.

Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet vendit tonë dhe shtetit mik gjerman është në interes të përbashkët", thuhet në komunikatën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat