Lëvizin prapë çmimet, shtrenjtohet mishi e çaji...

Aktuale

Lëvizin prapë çmimet, shtrenjtohet mishi e çaji...

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:47
Ilustrim

Mishi i bardhë dhe çaji i zi kanë pësuar një rrije të lartë të çmimit këto ditë. Nga 7.04 sa ishte një kg mish, tash ai ka shkuar në 7.75 euro. Kurse, çaji i zi ka shkuar në 8 euro 26 centë, nga 8.01 sa ishte më herët.

Dy produkte goxha të konsumuara në Kosovë kanë pësuar rritje të çmimet këto ditë.

Agjencia e Statistikave ka treguar se mishi i bardhë dhe çaji i zi më nuk po shiten më çmim të lirë, sikurse pak ditë më herët.

Tash çmimi i mishit është rritur për afro 70 centë, derisa ai i çajit për 25 centë.

“Mish i bardhë zogu (i freskët), 1 kg gjatë ditës së djeshme ishte 7.75 centë, të mërkurën 7.49 centë, kurse ditë më parë 7. 04 centë. Çaj – Emona (paketimi me ngjyrë të kuqe), 800 gr, gjatë ditës së djeshme 8.26 centë, kurse ditë më parë ishte 8.01 centë”, ka treguar ASK.

Në raportin ditor të ASK-së është treguar se lëvizje të lehta të çmimeve ka pasur edhe tek disa produkte të tjera, si vaji, sheqeri dhe uji.

Vaji ushqimor i lulediellit dje ka kushtuar 2,50 centë, nga 2.47 centë sa ishte me herët. Kurse, uji është rritur për një cent, nga 0.35 ka shkuar në 0.36 centë për një litër.

Ditë më parë, Agjencia e Statistikave ka treguar se inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022 ka arritur në 13 për qind. Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.2% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin korrik 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6.3%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.3%); mish (1.7%); bukë dhe drithëra (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat