Asamblisti i PDK-së thyen dorën, ishte duke ndihmuar në vërshime

Aktuale

Asamblisti i PDK-së thyen dorën, ishte duke ndihmuar në vërshime

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 16:54
PDK

Asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejfullah Sejfullahu nga fshati Krushë i Rahovecit ka treguar se ka thyer njërën dorë teksa ishte duke ndihmuar në pastrimin e podrumeve.

“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmu me pastru podrumet, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritë, andaj për pak kohë do jem out!” ka shkruar Sejfullahu në facebook.

Ai ka ndarë edhe një fotografi të tijën ku shihet se po mban dorën e lidhur.

Image
Sejfullah Sejfullahu

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat