MAShT fton studentët e interesuar për doktoraturë, mbështetje prej 8 mijë e 500 euro

Aktuale

MAShT fton studentët e interesuar për doktoraturë, mbështetje prej 8 mijë e 500 euro

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

MAShT ka ftuar studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë.

Në njoftimin e tyre thuhet se mbështetja financiare për doktoraturë  është në vlerë vjetore prej 8 mijë e 500 euro.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje, me të cilën ftohen studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë, që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për doktoraturë  në vlerë vjetore prej 8,500 euro. Thirrja është e hapur nga data 19.09 2022 deri më 03.10. 2022, në ora 16.00. Aplikimi bëhet në platformën e-Kosova”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat