Mos kompensimi i diasporës për sigurimin kufitar, Lekaj do të kërkojë sqarime nga ministri Murati

Aktuale

Mos kompensimi i diasporës për sigurimin kufitar, Lekaj do të kërkojë sqarime nga ministri Murati

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 19:41
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila sipas tij po e injoron diasporën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ka marrë dhjetëra mesazhe nga bashkatdhetarë të cilët tregojnë për mos kompensimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.

“Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj”, ka shkruar ai.

Lekaj ka paralajmëruar se të enjten do t’i drejtohet ministrit Hekuran Murati për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat