Letra e drejtuar Avokatit të Popullit, këto janë kërkesat e SBASHK-ut për Qeverinë

Aktuale

Letra e drejtuar Avokatit të Popullit, këto janë kërkesat e SBASHK-ut për Qeverinë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se pajtohet me një rritje prej mbi 10 për qind të pagës për mësimdhënësit. Kështu thuhet në letrën e drejtuar nga SBASHK-u në adresë të Avokatit të Popullit.

Sipas tyre kërkesa për rritje prej 10.45 për qind vjen nga rritja ekonomike që ka pasur Kosova në vitin 2021.

Më tej në letër thuhet se këtu duhet të jetë e përfshirë po ashtu edhe shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nga pakoja ekonomike.

Gjithashtu sipas SBASHK-ut rritja e pagës duhet të bëhet edhe në vitin 2023 varësisht nga shkalla e rritjes ekonomike e po ashtu edhe shkalla e inflacionit duhet të jetë e përfshirë në pagë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës thekson se kërkesat e tyre janë të bazuara edhe në kontratën kolektive.

Kërkesat e SBASHK-ut në letrën drejuar Avokatit të Popullit:

Image
Kërkesat e SBASHK-ut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat